top of page

KATEGORIA E PARË, AXHENDA/ Java e parafundit mund të dhurojë verdikte të tjera, mësoni përballjet dhe kur luhet e 32-ta

  • 2 minutes ago
  • 1 min read

Java e 31-të e Kategorisë së Parë ka dhënë disa verdikte të para për edicionin në fjalë sa i përket luftës për ngjitjen. Por ka ende shumë gjëra në lojë, duke filluar nga skuadra që do të shpallet kampione, për të vazhduar deri te rënia në Kategorinë e Dytë.


Për shkak të situatës aktuale në renditje, shumë nga këto verdikte mund të zgjidhen që në javën e 32-të, të parafundit të sezonit të rregullt, që është planifikuar të luhet të shtunën e ardhshme më datë 25 prill, në orën 15:00.


Me ngjitjen direkte të vendosur tashmë, sfida Pogradeci-Skënderbeu ka humbur pak shkëlqimin e saj. Por ajo mund të shërbejë, paralelisht me Laçi-Kukësi, për të përcaktuar se kush mund të jetë ekipi fitues i kategorisë për këtë edicion.


Java 32

25 PRILL (E SHTUNË)


ORA 15:00 Laçi-Kukësi

ORA 15:00 Pogradeci-Skënderbeu

ORA 15:00 Kastrioti-Luftëtari

ORA 15:00 Burreli-Lushnja

ORA 15:00 Besa-Korabi

ORA 15:00 Iliria-Apolonia

“KORÇA BOOM”


bottom of page