Ish-mbrojtësi i njohur nuk i mbijeton plagëve pas aksidentit rrugor
- 7 hours ago
- 1 min read
Ish-mbrojtësi grek Marios Economou ka ndërruar jetë në moshën 33-vjeçare, pasi nuk ka mundur t’u mbijetojë dëmtimeve të rënda në tru, të pësuara si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur rreth nëntë ditë më parë.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, gjendja e tij shëndetësore ka mbetur kritike dhe ai ka humbur jetën si pasojë e plagëve të rënda.
Gjatë karrierës së tij, Economou ka qenë pjesë e disa klubeve të njohura europiane, përfshirë AEK, Bologna, Copenhagen, Sampdoria dhe Panathinaikos, duke lënë gjurmë në futbollin profesionist.
“KORÇA BOOM”
















