top of page

Ja kush do të drejtojë Skënderbeun sezonin e ri në volejboll!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 17 hours ago
  • 1 min read

Nuk ka pasur zhvillime konkrete gjatë këtyre ditëve në lidhje me trajnerin e ri të skuadrës korçare në volejboll për femra. Megjithatë, ka shumë mundësi, për të mos thënë thuajse të sigurta – që Eriols Haxhillari të marrë përsipër këtë detyrë në vazhdim.


Nga burime të sigurta mësohet se Haxhillari është kandidatura më e afërt për të marrë drejtimin e ekipit. Madje, ka zhvillime edhe në lidhje me ndihmës trajnerin që do të jetë në krah të tij.


Nuk është rastësi që edhe një foto e publikuar së fundmi lë të kuptohet se një nga personat në të mund të jetë pjesë e stafit të ri, megjithatë ende nuk është marrë një vendim përfundimtar. Ajo që është e sigurt është se stafi teknik do të përbëhet nga trajnerë korçarë.


Edhe opinioni sportiv dhe specialistët e volejbollit kanë shprehur hapur mbështetjen e tyre për Haxhillarin, pasi ai ka vite që është pjesë e këtij ekipi dhe ka shërbyer si zëvendëstrajner gjatë kësaj periudhe.


"KORÇA BOOM"



bottom of page