top of page

"Jam i huaj dhe askush nuk më dëgjoi": Denoncimi i një turisti

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Sep 1
  • 1 min read

Një turist i huaj, me origjinë rumune, ka raportuar një ngjarje të rëndë që sipas tij ka ndodhur në qytetin e Durrësit gjatë qëndrimit të tij për pushime. Alexandru Cristian Dirnstorfer, deklaron se është sulmuar fizikisht dhe grabitur nga një grup prej pesë personash të panjohur.


Ai thotë se është goditur me sende të forta dhe është plagosur me mjet prerës, përpara se autorët t’i merrnin sendet me vlerë. Pas sulmit, ai është paraqitur në komisariatin e policisë për të bërë denoncimin, por pretendon se nuk është trajtuar me seriozitet nga autoritetet.


Sipas tij, fakti që është i huaj ka ndikuar në mënyrën sesi është trajtuar rasti, ndërsa ndjehet i pambrojtur dhe i paadresuar.


Shtetasi rumun shprehet i zhgënjyer nga reagimi institucional dhe kërkon që rasti i tij të hetohet dhe të marrë vëmendjen që i takon, në mënyrë që ngjarje të tilla të mos përsëriten edhe për të tjerë.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page