JAVA 11-të/ Skënderbeu udhëton në Fier, Pogradeci në Burrel. Ja çiftet dhe kur luhen!
- Korca Boom
- 3 hours ago
- 1 min read
Java e 11-të dhe e fundit e fazës së parë për kategorinë e parë rikthehet këtë fundjavë me ndeshje vërtet interesante dhe të bukura.
Sipas kalendarit zyrtar të FSHF-së, 5 ndeshje do të luhen të shtunën e 8 nëntorit dhe vetëm 1 ndeshje do të luhet të dielën.
Të shtunë luhen 5 përballje interesante, ku të gjitha takimet startojnë në të njëjtën orë, ora 14:00. Me interes pritet transferta e Pogradecit në Burrel, ku pritet një tjetër rezultat pozitiv i liqenorëve për të vijuar me hapin e kryesuesve.
Në ndeshjet e tjera një duel shumë interesant është ai mes Besës dhe Laçit. Jo më pak interes priten edhe përballjet e tjera, Kastrioti-Luftëtari, Korabi-Kukësi, apo edhe Lushnja-Iliria.
Më pas të dielën e 9 nëntorit është radha e Skënderbeut që luan në “Loni Papuçiu” ndeshjen e fundit të fazës së parë. Në orën 14:00 kemi duelin Apolonia-Skënderbeu, një përballje ku bardhekuqtë do të kërkojnë të marrin fitoren dhe ta mbyllin këtë fazë të parë në krye, por të shkëputur.
Më poshtë sjellim të gjitha ndeshjet me ditët dhe oraret tashmë zyrtare:
Java 11
(E shtunë 08.11.2025)
Ora 14:00 Besa – Laçi
Ora 14:00 Kastrioti – AF Luftëtari
Ora 14:00 Korabi – Kukësi
Ora 14:00 Burreli – Pogradeci
Ora 14:00 Lushnja – Iliria
(E diel 09.11.2025)
Ora 14:00 Apolonia – Skënderbeu
“KORÇA BOOM”



















