top of page

U konvertua në fenë islame për një arab? Reagon Aleksia Peleshi

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 4 hours ago
  • 1 min read

Aleksia Peleshi, vajza e Niko Peleshit ka rrëfyer hapur se është konvertuar në fenë islame.


E njohur dikur për jetën aktive në rrjete sociale dhe për paraqitjet me stil modern e shpesh provokues, Aleksia ka ndryshuar plotësisht mënyrën e jetesës, duke zgjedhur një stil më të thjeshtë e modest, shpeshherë edhe e mbuluar me shami.


Në rrëfimin e saj, ajo ka mohuar aludimet se vendimi për t’u konvertuar ka ardhur për arsye romantike.


“Qetësohuni, kurrë nuk do konvertohesha për dikë”, është shprehur Aleksia, duke shtuar se udhëtimi i saj shpirtëror ka nisur pesë vite më parë, kur për herë të parë kishte marrë pjesë në faljen e xhumasë.


Sipas saj, rruga drejt besimit ka qenë e gjatë dhe e menduar me kujdes:


“M’u deshën vite që të ndieja momentin e shahadetit. Ky ka qenë një vendim i pjekur,” – ka theksuar ajo.


Aktualisht, Aleksia jeton mes Spanjës dhe Egjiptit, ku duket se ka gjetur balancën mes besimit fetar dhe jetës moderne./ Pamfleti

“KORÇA BOOM”

ree
ree
ree

bottom of page