top of page

Java 16 e Kategorisë së Parë: Besa fiton, Lushnja mbetet pas

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 18 hours ago
  • 1 min read

Besa ka arritur një fitore të rëndësishme në transfertë përballë Lushnjës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të të Kategorisë së Parë. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Roza Haxhiu” u mbyll me rezultatin 0-1 në favor të kavajasve.


Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 38-të nga Rodrigo Migone, i cili realizoi saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Vendimi i arbitrit u shoqërua me polemika nga vendasit, të cilët pretenduan për një gjykim të diskutueshëm.


Pjesa e dytë u karakterizua nga tension dhe ndërhyrje të forta, duke sjellë edhe ndëshkime me karton të kuq. Për Lushnjën u përjashtuan Meta dhe Arapi, ndërsa për Besën u ndëshkua Abdulai, duke e mbyllur takimin me të dyja skuadrat me nga një lojtar më pak në fushë.


Me këtë fitore, Besa ngjitet në vendin e 8-të të renditjes me 20 pikë, vetëm një pikë larg Kastriotit që mban një vend në zonën “Top 6”. Nga ana tjetër, Lushnja mbetet në vendin e 10-të me 16 pikë të grumbulluara pas 16 javësh kampionat.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page