top of page

JAVA 22-të/ Ja kur luhet Skënderbeu-Apolonia dhe të gjitha ndeshjet e tjera. Datat dhe oraret!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 20 hours ago
  • 1 min read

Java 22 në Kategorinë e Parë do të luhet më 14 dhe 15 shkurt. Kështu e shtuna dhe diela e ardhshme janë rezervuar për gjashtë sfida. 


Skënderbeu si ekip pritës dhe që gëzon ndriçim në stadium, ka avantazhin që të luajë me drita ndaj Apolonisë dhe pikërisht në orën 16:30. Pjesa tjetër e ndeshjeve do të nisin në orën 13:30.


Kështu të shtunën do të luhen tre ndeshje prej orës 13:30. Laçi—Besa, Luftëtari—Kastrioti dhe Kukësi—Korabi janë sfidat e rezervuara. Më pas në të njëjtën ditë, por në orën 16:30, do të jetë Skënderbeu duke u përballur me Apoloninë.


Për të dielën janë rezervuar vetëm dy ndeshje. Pogradeci mat forcat me Burrelin, ndryshe kjo një ndeshje që vendos përballë dy skuadra që ndodhen në zonën “play off”. Në anën tjetër Iliria sfidon Lushnjën.

 

JAVA 22

E Shtunë (14 shkurt)

Ora 13:30 Laçi – Besa

Ora 13:30 Luftëtari – Kastrioti

Ora 13:30 Kukësi – Korabi

Ora 16:30 Skënderbeu – Apolonia


E Diel (15 shkurt)

Ora 13:30 Pogradeci – Burreli

Ora 13:30 Iliria – Lushnja

“KORÇA BOOM”


bottom of page