JAVA 30/ Ja kur luhet java pasardhëse! Skënderbeu udhëton në Burrel, Pogradeci pret Kukësin, Laçin e pret Kastrioti
- 4 hours ago
- 1 min read
Nga ky moment i kategorisë së parë, kur kanë mbetur edhe 4 javë deri në fund, nuk ka më ndeshje në ditë të ndryshme, pasi të gjitha takimet do të luhen në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë.
Në këtë mënyrë java pasardhëse, pra ajo e 30-të luhet e gjitha të shtunën e 11 prillit dhe të 6-të takimet startojnë në orën 15:00.
Skënderbeu këtë javë ka një sfidë shumë të rëndësishme, pasi luan në transfertën e Burrelit, atje ku pa diskuim do të kërkojë vetëm fitoren për të siguruar sa më parë superligën, ndërkohë që burrelasit ndoshta do të luajnë për skuadrat e tjera dhe do të përpiqen të ndalin Skënderbeun.
Laçi i vendit të dytë ka edhe ai një transfertë të vështirë, pasi në Fushë-Krujë e pret Kastrioti, sepse në fakt krutanët me të gjitha ekipet shfaqin cilësitë e tyre më të mira në shtëpi.
Pogradeci i vendit të tretë është e vetmja skuadër nga treshja e parë që luan në shtëpi, duke pritur Kukësin dhe pavarësisht se veriorët kanë shpresa të mëdha për të mbijetuar, do ta kenë të vështirë ndaj liqenorëve që prej shumë javësh nuk njohin as barazimin, jo më humbjen.
Më poshtë sjellim të gjitha duelet e javës së 30-të, javë e cila pritet të dhurojë emocione të shumta.
JAVA 30
11 PRILL (E SHTUNË)
ORA 15:00 Pogradeci-Kukësi
ORA 15:00 Kastrioti-Laçi
ORA 15:00 Burreli-Skënderbeu
ORA 15:00 Iliria-Luftëtari
ORA 15:00 Besa-Lushnja
ORA 15:00 Korabi-Apolonia
“KORÇA BOOM”
















