top of page

Luftoi për jetën, por nuk ia doli. Drejtori i komanduar humb jetën

  • 6 days ago
  • 1 min read

Ka ndërruar jetë ditën e sotme Edmond Llabani, i cili ishte komanduar si drejtor i Burgut të Durrësit më 15 janar, pas shkarkimit të paraardhësit të tij.


Llabani pësoi një hemorragji cerebrale më 19 janar, për të cilën iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në shërbimin e Neurokirurgjisë në QSUT.


Më pas, pas kërkesës së familjarëve, ai u transferua për mjekim më të specializuar në Itali, në përpjekje për të përmirësuar gjendjen e tij shëndetësore.


Vetëm dy ditë më parë, bashkëshortja e tij kishte bërë një apel prekës, duke shprehur shpresën që ai të mund t’ia dilte mbanë për familjen e tij. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve, ai nuk arriti të mbijetojë.


Ndarja e tij nga jeta ka lënë pas dhimbje të madhe te familjarët dhe të afërmit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page