top of page

Vranësira dhe shtrëngata në mbarë vendin këtë të hënë, disa zona pritet të përfshihen nga dëbora, ja sa gradë do shënojë termometri

8 minutes ago
1 min read

Ditën e sotme, më 23 nëntor, motit pritet të të sjellë reshje shiu në mbarë vendin.


Konkretisht në veri dhe lindje të vendit, në lartësitë mbi 1000 m nga niveli i detit, reshjet pritet të jenë në formë dëbore.


Ndërkaq, shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si rrëshqitje të dherave dhe vërshime të ujit në zonat urbane të lokalizuara, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër dhe Kukës.


Ndërsa termometri do të regjistrojë temperaturat minimale dhe maksimale që në bregdet pritet të arrijnë 14-16 °C, në zonat e ulëta 13-15 °C dhe në vendet malore 7-10 °C.

“KORÇA BOOM”


bottom of page