top of page

Çdo javë finale: Skënderbeu synon Superligën pa gabime

  • Apr 4
  • 1 min read

Skënderbeu do të përballet me gjithë forcën e kundërshtarëve deri të paktën në dy javët e fundit të kampionatit, kur mund të zgjidhet përfundimisht çështja e ngjitjes në Superligë.


Nga java në javë, rivalët tashmë dy prej tyre direkt në garë vijojnë të fitojnë lehtësisht, gjë që u pa edhe këtë javë. Kjo e bën garën edhe më të fortë dhe presionin më të madh për korçarët.


Megjithatë, Skënderbeu e ka tashmë të qartë se është në një “luftë” me të gjithë. Duke bërë mirë detyrën e vet dhe duke marrë pikët maksimale, skuadra nuk u jep asnjë mundësi kundërshtarëve të afrohen apo të rrezikojnë objektivin madhor.


Natyrisht, do të ketë edhe ndeshje dramatike, siç ndodh shpesh në faza të tilla vendimtare. Por edhe në këto kushte, korçarët arrijnë të shijojnë trepikëshin, duke treguar forcë karakteri dhe vendosmëri.


Gjithsesi, për të shmangur tensionin e tepërt, Skënderbeu duhet të synojë që ndeshjet e ardhshme t’i mbyllë sa më shpejt dhe të mos i çojë deri në limite dramatike.

“KORÇA BOOM”


bottom of page