Ndahet nga jeta aktori pogradecar Ilir Shkurti
- Apr 5
- 1 min read
Është ndarë nga jeta në moshën 68-vjeçare aktori i njohur pogradecar, Ilir Shkurti.
I lindur më 30 dhjetor 1957 në qytetin e Pogradecit, ai ka dhënë një kontribut të çmuar në artin skenik dhe kinematografinë shqiptare.
Gjatë karrierës së tij, Ilir Shkurti ka interpretuar në disa filma të njohur, si “Rrethimi i vogël”, “Binarët”, “Shkëlqim i përkohshëm”, “Kush vdes në këmbë” dhe “Ngjyrat e moshës”, duke lënë gjurmë me rolet e tij.
Ai ka qenë gjithashtu pjesë e Estradës së qytetit të Pogradecit, ku është vlerësuar për talentin dhe përkushtimin e tij në skenë.
Ndarja e tij nga jeta është një humbje për artin dhe kulturën shqiptare.
“KORÇA BOOM”
















