JAVA e 15-të vjen shpejt/ Ja kur luhet derbi Skënderbeu-Pogradeci dhe ndeshjet e tjera
- Korca Boom
- 16 minutes ago
- 1 min read
Ndërkohë që ndeshjet e javës së 14-të u luajtën ditën e djeshme, pavarësisht se vetëm Iliria-Skënderbeu nuk u zhvillua për shkak të dhunës, kjo javë quhet e përfunduar për momentin dhe të gjitha skuadrat duhet të mendojnë për javën pasardhëse.
Java e 15-të luhet në dy ditë këtë fundjavë, të dielën dhe të hënën, pra në datat 7 dhe 7 dhjetor.
E gjithë vëmendja këtë javë do të jetë te derbi i juglindjes, pasi të dielën në orën 15:30 luhet Skënderbeu-Pogradeci dhe sigurisht është përballja që tërheq vëmendje të madhe.
Ndërkohë që derbi i juglindjes, luhet të dielën në orën 15:30, në orën 13:30 të po asaj dite luhen plot 4 ndeshje. Janë ndeshje të luftuara edhe këtë javë, ndërkohë që të hënë është përcaktuar të luhet sfida e fundit e javës së 15-të, ajo mes Besës dhe Burrelit për të mbyllur javën pasardhëse.
Më poshtë sjellim të gjitha duelet me datat dhe oraret:
Java 15
(07.12.2025)
E DIEL
Ora 13:30 Kukësi – Iliria
Ora 13:30 Kastrioti – Apolonia
Ora 13:30 Luftëtari – Lushnja
Ora 13:30 Korabi – Laçi
Ora 15:30 Skënderbeu – Pogradeci
(08.11.2025)
E HËNË
Ora 13:30 Besa – Burreli
“KORÇA BOOM”
















