top of page

Skënderbeu kryeson bindshëm pa zbritur në fushë/ Vendi i dytë mbetet në “pronësi” të Laçit (RENDITJA)

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 39 minutes ago
  • 1 min read

Ditën e djeshme janë mbyllur 5 ndeshjet e javës së 14-të të Kategorisë së Parë. Dueli më i fortë i javës, Laçi – Pogradeci, u mbyll në barazim 0–0. Me të njëjtin rezultat përfundoi edhe takimi Lushnja – Kukësi.


Burreli mori një fitore të rëndësishme ndaj AF Luftëtarit, me rezultatin minimal 1–0. Në Fier, Apolonia triumfoi 2–0 ndaj Besës së Kavajës, duke marrë tre pikë të vlefshme për renditjen.

 

Korabi fitoi në shtëpi 3–2 ndaj Kastriotit, në një ndeshje me ritëm dhe gola, teksa takimi Iliria – Skënderbeu nuk u zhvillua. Dhe pas këtyre rezultateve, klubi korçar vazhdon të kryesojë pa luajtur, teksa ka 10 pikë diferencë nga vendi i dytë, që mbahet nga Laçi.


Kurbinasit kanë 24 pikë, ndërsa pas tyre renditet Pogradeci me vetëm 1 pikë më pak.

Gjithashtu në “Play-Off” ndodhen Apolonia me 22, Burreli 19 dhe Iliria me 18 pikë.


Ndërkohë fitorja ndaj Kastriotit e ngjit korabin në vendi e 7-të me 17 pikë, po aq sa rivali i tyre i ditës së djeshme. Ndërkohë Besa mbetet në kuotën e 14 pikëve dhe më 1 pikë më pak ndjek Lushnja. Luftëtari me 10 pikë dhe Kukësi me 9 pikë mbyllin tabelën e klasifikimit në Kategorinë e Parë./ Newsport

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page