Rama dhe miliona lekët jashtë pagës, zbulohet deklarata e pasurisë
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deklaruar për vitin 2025 rreth 110 mijë euro të ardhura nga burime të tjera, përveç pagës si kreu i qeverisë.
Sipas deklaratës vjetore të pasurisë, të ardhurat nga burime të tjera arrijnë në 10,904,091.27 lekë, pa u specifikuar qartë burimi i tyre. Megjithatë, dyshohet se ato mund të vijnë nga shitja e veprave të tij artistike, si piktura apo skulptura të ekspozuara në aktivitete jashtë vendit.
Paga vjetore e deklaruar e kryeministrit është 3,402,084 lekë, ndërsa llogaritë bankare janë shtuar me 349,544.65 lekë gjatë vitit.
Në deklaratë përfshihet edhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, e cila raporton 6,699,149 lekë të ardhura nga punësimi, ekspertiza dhe qiradhënia. Ajo ka vijuar gjithashtu shlyerjen e dy kredive bankare, ndërsa detyrimet e mbetura rezultojnë në miliona lekë dhe euro.
Po ashtu, apartamenti 118 m² figuron me një vlerë të rivlerësuar prej 19,296,477.28 lekësh, ndërsa në deklaratë evidentohet edhe një ulje e lehtë e gjendjes cash dhe e llogarive bankare.
Deklarata e pasurisë për vitin 2025 pasqyron një rritje të të ardhurave jo vetëm nga paga, por edhe nga aktivitete të tjera të kryeministrit jashtë funksionit publik.
“KORÇA BOOM”
















