Java e 18-të nis me sfida interesante, Skënderbeu pret Luftëtarin në mbrëmje
- Jan 11
- 1 min read
Kategoria e Parë do të rikthehet me javën e 18-të këtë fundjavë. Të gjitha ndeshjet janë caktuar të luhen më 17 janar, ditë e shtunë.
Vetëm një takim do të zhvillohet me ndriçim, dhe bëhet fjalë për përballjen Skënderbeu – Luftëtari, që do të nisë në orën 16:00. Të gjitha ndeshjet e tjera do të fillojnë në orën 13:30.
Takimi më interesant pritet të jetë Pogradeci – Besa, ndërkohë që Laçi do të masë forcat me Kukësin. Sfida të tjera për këtë javë janë: Iliria – Kastrioti, Lushnja – Korabi dhe Burreli – Apolonia.
Programi i ndeshjeve më 17 janar:
Ora 13:30
Laçi – Kukësi
Pogradeci – Besa
Iliria – Kastrioti
Lushnja – Korabi
Burreli – Apolonia
Ora 16:00
Skënderbeu – Luftëtari
Java e 18-të premton sfida interesante dhe rivalitet të fortë mes ekipeve, ndërsa tifozët e Kategorisë së Parë do të kenë mundësi të ndjekin ndeshjet më të rëndësishme të fazës së dytë të sezonit.
"KORCA BOOM"
















