top of page

JAVA E 7-të rikthehet në fundjavë/ Ja të gjitha përballjet. Skënderbeu rikthehet në Korçë ku pret Elbasanin!

1 day ago
1 min read

Java e 7-të e superligës do të rikthehet këtë fundjavë në tre ditë. Nga e premtja e 16 tetorit deri të dielën e 18 tetorit, do të luhen 5 sfidat e javës pasardhëse, ndeshje të cilat pritet të dhurojn emocione të shumta.


Në këtë mënyrë kjo javë do të startojë të premten me një sfidë të fortë, ku Dinamo pret Teutën, takim që do të startojë në orën 18:30.


Ditën e shtunë më 17 tetor luhen dy sfidat e radhës, teksa së pari Tirana do të presë Laçin, takim që do të luhet në orën 13:30. Më pas vjen radha e Skënderbeut, ku po të shtunën në orën 16:00, luhet ndeshja Skënderbeu-Elbasani. Bardhekuqve u duhet vetëm fitorja në këtë ndeshje, pasi ndodhen në fundin e tabelës dhe më shumë se kaq Skënderbeu deri tani nuk ka arritur të shënojë asnjë fitore.


Të dielën do të jetë edhe dita e fundit e javës së 7-të. Vora-Partizani dhe Egnatia-Vllaznia janë sfidat përmbyllesë të kësaj jave dhe në këtë mënyrë kjo javë pritet me interest ë madh nga të gjitha skuadrat e superligës.


JAVA 7


16 tetor (E Premte)

Dinamo-Teuta Ora 18:30


17 tetor (E Shtunë)

Tirana-Laçi Ora 13:30

Skënderbeu-Elbasani Ora 16:00


18 tetor (E Diel)

Vora-Partizani Ora 13:30

Egnatia-Vllaznia Ora 18:30

“KORÇA BOOM”


bottom of page