Javë “e çmendur” në Kategorinë e Parë, 27 gola të shënuar dhe rezultate surprizë në disa fusha
- 4 days ago
- 1 min read
Kanë përfunduar 6 ndeshjet e javës së 27-të në Kategorinë e Parë, e cila dhuroi spektakël të vërtetë me plot 27 gola të shënuar dhe disa rezultate surprizë.
Ndeshja më dramatike e javës ishte ajo mes Laçit dhe Besës së Kavajës. Kurbinasit e mbyllën pjesën e parë në avantazh të thellë 3–0, por në fraksionin e dytë skuadra kavajase reagoi fuqishëm, duke barazuar shifrat në 3–3 brenda vetëm 9 minutash, nga minuta e 50-të deri në të 59-ën. Megjithatë, në fund ishte Laçi që buzëqeshi, duke realizuar edhe dy gola të tjerë me Myrtën dhe Muhammad, për të vulosur fitoren spektakolare 5–3.
Fitore bindëse regjistroi edhe Pogradeci i drejtuar nga Emiljano Çela, që mposhti 3–0 Ilirinë e Fushë-Krujës, falë golave të Preknicajt, Lesait dhe Indio Oliveirës.
Ndërkohë, nuk munguan as befasitë. Skënderbeu nuk arriti të shkonte më shumë se një barazim pa gola ndaj Korabit, ndërsa Kukësi rikthehet te fitorja duke mposhtur 3–2 Lushnjen, duke i dhënë fund një serie negative dhe duke dhënë sinjale pozitive për javët e fundit të sezonit.
Në sfidat e tjera, Kastrioti dhuroi spektakël duke mundur 5–2 Burrelin, me protagonist absolut Dejvid Kapllanaj, autor i një tregolëshi. Ndërsa përballja mes Luftëtarit dhe Apolonisë përfundoi në barazim 2–2, në një duel të luftuar deri në fund.
Rezultatet e javës së 27-të:
Pogradeci 3–0 Iliria
Skënderbeu 0–0 Korabi
Laçi 5–3 Besa e Kavajës
Kukësi 3–2 Lushnja
Kastrioti 5–2 Burreli
Luftëtari 2–2 Apolonia
“KORÇA BOOM”
















