Jo vetëm triumfi i Anglisë, Bellingham feston me një moment romantik në tribunë! (Foto)
- 2 days ago
- 1 min read
Pas triumfit 4-2 ndaj Kroacisë, mesfushori anglez iu afrua tribunave, ku e priste partnerja e tij, Ashlyn Castro. Të dy shkëmbyen një përqafim dhe një puthje, ndërsa momenti u filmua nga kamerat dhe u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale.
Pamjet e çiftit u kthyen në një nga episodet më të komentuara pas ndeshjes, duke tërhequr vëmendjen e tifozëve dhe mediave sportive.
Ashlyn Castro është modele, influencuese dhe krijuese përmbajtjesh nga Shtetet e Bashkuara. Ajo njihet për postimet e saj në rrjetet sociale, të fokusuara te moda, bukuria, udhëtimet dhe stili i jetesës. Gjatë viteve të fundit, ajo ka ndërtuar një audiencë të gjerë dhe ka fituar popullaritet të konsiderueshëm online.
Megjithëse marrëdhënia e saj me Bellingham është mbajtur larg vëmendjes së tepërt publike, Castro është parë shpesh në stadiume duke ndjekur dhe mbështetur futbollistin në ndeshje të rëndësishme. Sipas raportimeve të mediave britanike, ajo ka qenë pranë tij në momente të rëndësishme të karrierës dhe e ka shoqëruar në aktivitete e turne të ndryshme.
Ndërsa Anglia e nisi me fitore rrugëtimin në Botërorin 2026, Bellingham po përjeton një periudhë pozitive edhe jashtë fushës, me Ashlyn Castro që vazhdon ta mbështesë nga tribunat./ Pamfleti
“KORÇA BOOM”


















