KA LEZET/ “24 karat” korçarë, e ardhme e sigurt e volejbollit
- Korca Boom
- 1 day ago
- 2 min read
Pak momente më parë ka përfunduar ceremonia e diplomimit për kursin e Trajnerit të Volejbollit për Nivelin II FIVB në kryeqytet, ndërkohë që tërheq vëmendjen kjo foto që kemi sjellë më poshtë me 4 korçarë.
Sipas radhës ata janë Sajmir Dragoi (zv/trajner te Pogradeci”, Olsi Haxhillari (zv.trajner i Skënderbeut), Elena Bego (kapitenia e Skënderbeut) dhe Julian Shishi (trajner i kampioneve U-20 dhe pedagog).
Të vjen mirë që këto figura të qytetit tonë shumë shpejt do t'i shikojmë edhe në majat e volejbollit. Bravo ju qoftë dhe kaq shumë trajnerë “24 karat” korçarë rallë shikojmë.
Suksese dhe vetëm suksese!
Njoftimi më i fundit i FSHV-së:
“Ceremonia e diplomimit – Kursi “Trajner Volejbolli – Niveli II FIVB” përmbyllet me sukses në Tiranë!
Me pjesëmarrjen dhe angazhimin e trajnerëve të pasionuar nga e gjithë Shqipëria, përfundoi me sukses kursi ndërkombëtar “Trajner Volejbolli – Niveli II FIVB”, i organizuar nga Federata Shqiptare e Volejbollit (FSHV), në bashkëpunim me Federatën Botërore të Volejbollit (FIVB) dhe me mbështetjen e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH).
Gjatë ceremonisë përmbyllëse, Presidenti i FSHV-së, z. Erlind Pellumbi, u shpreh: “Jam i befasuar nga interesi i jashtëzakonshëm për këtë kurs. Ky entuziazëm na motivon të vijojmë me iniciativa të reja për zhvillimin e volejbollit, duke synuar jo vetëm masivizimin, por edhe rritjen e cilësisë së këtij sporti.”
Sekretari i Përgjithshëm i FSHV-së, z. Ervis Dosti, falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për përkushtimin dhe bashkëpunimin e treguar gjatë gjithë kursit.
Kursi u drejtua nga z. Valon Nikqi, lektor zyrtar i FIVB dhe pedagog në Universitetin e Prishtinës, me asistencën e Prof. As. Dr. Altin Martiri, pedagog në Universitetin e Sporteve të Tiranës.”
Urime të gjithë trajnerëve të certifikuar – rruga drejt suksesit vazhdon!
“KORÇA BOOM”
