SHPËRTHEN ish-i i Skënderbeut, Ermir Rashica. Në 4 ndeshjet e fundit shënon 3 gola
- Korca Boom
- 14 hours ago
- 1 min read
Nëse ka një lojtar që po tregon një formë të shkëlqyer muajin e fundit, është Ermir Rashica. Duket se në këtë moment ish-i i Skënderbeut po bind me paraqitjet e tij në Ukrainë me skuadrën e tij Metalist 1925.
Edhe pse sot Metalist u mund në shtëpi 1-3, sërish Rashica ka bërë një paraqitje të mirë dhe ajo që të gëzon është se në katër ndeshjet e fundit sulmuesi kosovar ka shënuar 3 gola, pra pothuajse rregullisht.
Këto gola dhe forma e mirë e tij ka bërë që tashmë sytë të kthehen te kombëtarja kuqezi, ku edhe Ermir Rashica e pret një ftesë dhe në fakt e meriton.
Me Skënderbeun kujtojmë që Rashica në 60 ndeshje që luajti gjithsej, shënoi 17 gola, ndërkohë që pasi u rrit si lojtar u shit në Ukrainë te Metalist 1925. Atje është duke ndihmuar shumë skuadrën e tij por tu ngjitur në ligën e parë, ndërkohë që në total ka luajtur në Ukrainë 7 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola.
Bravo Ermir!
Suksese sulmuesit kosovar dhe tashmë e presim ta shohim me fanelën kuqezi.
“KORÇA BOOM”
