EKSKLUZIVE/ Skënderbeu miqësore ndërkombëtare në Greqi
- Korca Boom
- 20 hours ago
- 1 min read
Tre shtete, Anglia, Greqia dhe Shqipëria do të luajnë ndeshje miqësore mes klubeve përfaqësuese në një aktivitet ndërkombëtar që do të zhvillohet në Kostur të Greqisë në 3 ditë (30-31 maj dhe 1 qershor). Ka qenë një ftesë e grekëve të Kosturit që Skënderbeu për veteranë të jetë përfaqësuesi i Shqipërisë në këtë turne ndërkombëtar.
Dhe, Skënderbeu për veteranë e ka pranuar ftesën dhe gjatë tre ditëve të turneut ndërkombëtar do të luajë në dy ditët e fundit pra më 31 maj dhe 1 qershor.
Nuk është hera e parë që Skënderbeu për veteran zhvillon aktivitete të tilla, pasi kujtojmë që edhe një vit më parë u zhvillua një turne i tillë në stadiumin “Skënderbeu”. Tashmë pritet të konfirmohen të gjithë emrat e mirënjohur të Skënderbeut për veteran, në mënyrë që ti bëjmë publike edhe për sportdashësit, ndërkohë që dy ditët e aktivitetit do të jenë me shumë emocione.
Skënderbeu më 31 maj do të luajë ndaj veteranëve të skuadrës greke Lemnos, ndërkohë që ditën e dytë më 1 qershor do të ketë përballë ekipin e veteranëve të Mesopotamisë.
Suksese veteranëve të Skënderbeut!
Ndeshjet miqësore në Greqi:
31 maj 2025 Ora: 16:30
Lemnos-Skënderbeu
1 qershor 2025 Ora 17:30
Mesopotamia-Skënderbeu
“KORÇA BOOM”

