Mister dhe dhimbje: Fundi tr*gjik i një 19-vjeçareje
- 6 days ago
- 1 min read
Një 19-vjeçare me origjinë shqiptare ka humbur jetën në rrethana të rënda në ishullin Kefaloni të Greqisë.
E reja, e identifikuar nga mediat greke si Myrto, është gjetur pa ndjenja në orët e para të mëngjesit në një shesh në qytetin Argostoli. Ajo është transportuar me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve.
Sipas hetimeve paraprake të autoriteteve greke, ngjarja dyshohet se ka nisur disa orë më parë në një dhomë hoteli, ku 19-vjeçarja kishte shkuar rreth mesnatës së bashku me një 23-vjeçar.
Më pas, në dhomë janë bashkuar edhe dy persona të tjerë, një 26-vjeçar dhe një 22-vjeçar, gjithashtu me origjinë shqiptare. Dyshohet se gjatë qëndrimit aty është konsumuar lëndë narkotike.
Në një moment, e reja ka humbur ndjenjat. Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, tre të rinjtë e kanë nxjerrë nga hoteli dhe e kanë transportuar drejt qendrës së qytetit, ku më pas e kanë lënë në gjendje të rëndë në një shesh dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Autoritetet greke vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.
“KORÇA BOOM”
















