Kalove jashtë vijave të bardha? Policia nuk kursen as këmbësorët, 78 gjoba në 24 orë
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, 78 qytetarë janë ndëshkuar me masa administrative, pasi janë konstatuar duke kaluar rrugën në vende të palejuara ose duke mos përdorur vendkalimet e përcaktuara për këmbësorët.
Sipas Policisë, kontrollet synojnë rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve, duke evidentuar shkeljet jo vetëm nga drejtuesit e automjeteve, por edhe nga këmbësorët.
Policia Rrugore u bën apel qytetarëve të respektojnë sinjalistikën rrugore, të përdorin vijat e bardha dhe vendkalimet e përcaktuara, si dhe të shmangin kalimin e rrugës në zona të palejuara.
Autoritetet theksojnë se respektimi i rregullave nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik është thelbësor për të shmangur aksidentet dhe për të garantuar sigurinë në rrugë.
“KORÇA BOOM”

















