top of page

Kamioni merr flakë në ecje, mjeti shkrumbohet nga zjarri

  • 9 hours ago
  • 1 min read

Një kamion i tonazhit të rëndë është përfshirë nga flakët gjatë lëvizjes në bypass-in e Vlorës.


Sipas të dhënave paraprake, zjarri dyshohet se ka nisur nga një shkëndijë elektrike në pjesën e motorit. Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe mjeti është djegur pothuajse plotësisht.


Fatmirësisht, sipas burimeve nga policia e Vlorës, nuk raportohet për persona të lënduar.


Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse dhe policia, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve dhe sigurimin e zonës.

“KORÇA BOOM”


bottom of page