Kampionati Ballkanik i Beach Volley, pamje fantastike nga Pogradeci…!
- Korca Boom
- Aug 25, 2023
- 1 min read
Ka startuar sot Kampionati Ballkanik i Beach Vollej në Pogradec, ndërkohë që ju sjellim këto pamje fantastike me fotot më poshtë.
Një aktivitet vërtet shumë i rëndësishëm ky për juglindjen e vendit, ndërkohë që marrin pjesë shtete të tillë, si, Shqipëria, Kosova, Turqia, Rumani dhe Moldavia.
Kampionati Ballkanik do të jetë në data 25-26-27 gusht, pra ka filluar sot me ditën e parë dhe do të vazhdojë edhe në dy ditët e ardhshme.
Ja postimi i plotë i organizatorëve:
Ka startuar Kampionati Ballkanik i Beach Volley. Në këtë edicion të parë marrin pjesë shtete si, Shqipëria, Turqia, Kosova, Rumania dhe Moldavia.
Tre ditë sportive të cilat i japin ngjyra edhe më të bukura turizmit në Pogradec.
Ky kampionat realizohet falë bashkëpunimit shumë të mirë me Federantën Shqiptare të Volejbollit.

