Kanabis “xhelatinë” nga Kanadaja, arrestohet 23-vjeçari
- Korca Boom
- 4 hours ago
- 1 min read
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Shape”, në kuadër të goditjeve të vazhdueshme ndaj veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
Si rezultat i operacionit, u sekuestruan 1 kg e 54 gramë lëndë narkotike kanabis në trajtë xhelatine, me një vlerë të përllogaritur rreth 10 mijë euro. Sipas hetimeve paraprake, lënda narkotike dyshohet se është trafikuar nga Kanadaja.
Në pranga u vu shtetasi D. C., 23 vjeç, banues në Dibër, i cili u kap nga shërbimet e Policisë në rrugën “5 Maji”, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.
Gjatë kontrollit fizik ndaj të riut dhe kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve, gjetën dhe sekuestruan sasinë e lëndës narkotike.
Policia bën me dije se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë.
“KORÇA BOOM”



















