Kapet i mituri i shpallur në kërkim, bashkëpunonte me një 35-vjeçar për kultivim k*nabisi
- Korca Boom
- 14 hours ago
- 1 min read
Policia e Shkodrës kanë ndaluar një 16-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim, gjatë operacionit policor të koduar “Neonët 6”.
I riu dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetasin e identifikuar me iniciale A. V., 35 vjeç, për përshtatjen e një banese në lagjen “Ndoc Mazi” për kultivimin e bimëve narkotike.
35-vjeçari përdorte pajisje me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Puna për kapjen e këtij shtetasi vijon.
“KORÇA BOOM”



















