Kartoni i kuq i gabuar: Klevis Shaqe ndëshkohet për një ndërhyrje që nuk e bëri
- Korca Boom
- 8 hours ago
- 1 min read
Gjyqtarit i ngeli kartoni i kuq në dorë dhe e pëson Klevis Shaqe, i cili nuk kishte lidhje fare me atë moment. Por në fakt, portjeri Alia ishte ai që mund ta kishte marrë kartonin për ndërhyrjen e tij.
U pa që gjyqtari ndryshoi mendim dhe vendosi që të mos ndëshkonte Alian. Megjithatë, kartoni në dorë shkoi për Shaqen, i cili vetë nuk e besonte se përse iu dha një karton që në fakt nuk duhej të ishte dhënë.
Situata shkaktoi konfuzion në fushë dhe tension tek lojtarët, duke treguar qartë se vendimet e gjyqtarit mund të jenë shpesh të diskutueshme dhe të papritura.
"KORCA BOOM"



















