top of page

Vajza 12-vjeçare dërgohet me helikopter në Tiranë pas konsumit të ilaçeve

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 6 hours ago
  • 1 min read

Pasditen e sotme, është sjellë nga familjarë në urgjencën e spitalit të Sarandës një vajzë në gjendje të rënduar.


Mësohet se 12-vjeçarja me inicialet I.H., nga Delvina, u soll në spital nga familjarët e saj. Ata i thanë mjekëve se e kishin gjetur vajzën në shtëpi në gjendje të rënduar.


Vetë vajza ka pohuar se kishte konsumuar nga ilaçet që përdorte një pjesëtar i familjes.

Sipas bluzave të bardha, mësohet se dyshohet se 12-vjeçarja ka konsumuar Deparkin, i cili përdoret nga persona me Parkinson.


Menjëherë iu bënë gjithë analizat e nevojshme dhe, duke qenë se ishte e mitur, ajo u transportua me helikopter drejt Tiranës për trajtim të specializuar.


Mjekët po monitorojnë gjendjen e saj dhe u bëjnë apel familjarëve dhe komunitetit të jenë të kujdesshëm me përdorimin e ilaçeve në shtëpi, sidomos kur ka fëmijë.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page