top of page

Kategoria e Parë/ Mbyllet java e parë, Kukësi dhe Korabi regjistrojnë fitoret e para

  • 17 hours ago
  • 1 min read

Është mbyllur java e parë e Kategorisë së Parë për sezonin 2026/27, me gjashtë përballje të zhvilluara gjatë fundjavës dhe me rezultate interesante që i dhanë menjëherë ngjyrë garës së re.


Java e parë nisi të shtunën me tri sfida. Iliria dhe Pogradeci e nisën kampionatin me një barazim pa gola, ndërsa Kukësi regjistroi fitoren e parë të sezonit, duke triumfuar 2-0 ndaj Besëlidhjes. Në një tjetër përballje të ditës, Bylisi dhe Sopoti ndanë nga një pikë pas barazimit 1-1.


Emocionet vijuan sot, me tri ndeshjet e fundit të javës. Korabi siguroi tri pikët përballë Orikut, duke fituar 1-0, ndërsa sfida Besa – Flamurtari dhuroi një spektakël të vërtetë golash. Dy skuadrat u ndanë në barazim 3-3, në një nga përballjet më emocionuese të javës së parë.


Edhe Burreli – Kastrioti rezultoi një duel i luftuar, me skuadrat që shënuan nga dy herë dhe e mbyllën takimin në barazim 2-2.


Në total, java e parë prodhoi 15 gola në gjashtë ndeshje, me dy fitore dhe katër barazime, duke dhënë që në start sinjalet e një sezoni konkurrues dhe të hapur.


Rezultatet e javës së parë:


Iliria 0-0 Pogradeci

Kukësi 2-0 Besëlidhja

Bylis 1-1 Sopoti

Korabi 1-0 Oriku

Besa 3-3 Flamurtari

Burreli 2-2 Kastrioti

“KORÇA BOOM”


bottom of page