KATEGORIA E PARË, RENDITJA/ Vendi i parë në rrezik, ka verdikte për play-off e mbijetesën. Si ndryshoi klasifikimi pas javës së 32-të
- 8 hours ago
- 1 min read
Ndeshjet e javës së 32-të të Kategorisë së Parë, kanë hapur përsëri luftën për titullin kampion në këtë kategori. Skënderbeu është ndalur nga Pogradeci dhe falë fitores së Laçit, sheh kurbinasit vetëm një pikë larg, para përballjes direkte mes dy skuadrave.
Ndërkohë, në play-off ka tashmë sigurinë e pjesëmarrjes Pogradeci, Iliria dhe Besa. Mbetet të mësohet se cili mes Kastriotit, Korabit dhe Burrelit do t’u bashkohet.
Sa i përket mbijetesës, Luftëtari siguroi matematikisht që nuk do të bjerë nga kategoria me fitoren e tretë radhazi. Ndërkaq, humbjet e tre skuadrave të fundit nuk kanë ndryshuar aspak pozitën e tyre duke lënë për momentin Kukësin në zonën play-out dhe Apoloninë e Lushnjën pranë rënies.
“KORÇA BOOM”

















