“Kjo është grinta që duhet të shfaqë Skënderbeu”, Ahmataj entuziast pas fitores: As Reali dhe Barcelona…
Skënderbeu befasoi në javën e 11-të të Abissnet Superiore, duke mposhtur 2 - 0 Dinamon në Korçë. Pas ndeshjes, për mediat foli trajneri i “Ujqërve”, Julian Ahmataj.
“Tashmë jemi skuadër që prej 5 javësh nuk po njohim humbje. E kemi bërë prezantimin me kampionatin. Tashmë jemi më të lirshëm. Rendimenti do të vijë duke u rritur, kemi ende potencial për të treguar veten.
Ende nuk jemi kristalizuar si ekip. Sot treguam grimtë. Ky është ritmi i duhur për të treguar në kampionat, pavarësisht nëse fitojmë ose jo. Dinamo është një ekip i konsoliduar, lojtarët e të cilit punojnë prej një kohe të gjatë me një trajner.
As Reali dhe Barcelona nuk e dominojnë gjatë gjithë 90 minutave rivalin. E rëndësishme është që shënojmë dhe po marrim pikë të rëndësishme", u shpreh Ahmataj.
“KORÇA BOOM”
















