top of page

Kombëtarja në sfidën kyçe ndaj Letonisë: Trajneri tregon planet dhe ndryshimet në formacion

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 22 hours ago
  • 2 min read

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, është paraqitur sot para mediave në konferencën e zakonshme para ndeshjes kualifikuese për Botërorin 2026 kundër Letonisë. Teknikun e kuqezinjve e pyetën për gjendjen e ekipit dhe pritshmëritë për këtë sfidë vendimtare.


Ai theksoi se rruga drejt Botërorit është e vështirë dhe çdo ndeshje ka rëndësi të madhe. “Kur synon të shkosh në Botëror, nuk ka rrugë të lehtë. Nesër do të jetë një ndeshje kyç, shumë e rëndësishme. Pamë së fundmi ndeshjen Letoni-Serbi, e cila ishte shumë e vështirë dhe e hapur deri në fund. Në futbollin modern nuk fiton lehtë me 5 apo 6-0, çdo sfidë ka rreziqet e saj,” tha trajneri.


Silvinjo vuri në dukje forcën fizike dhe organizimin e ekipeve kundërshtare: “Skuadrat si Letonia nuk shqetësohen nëse rezultati është 0-0 apo 0-1, qëndrojnë në lojë deri në fund dhe janë shumë të rrezikshëm me goditje standarte. Golat e tyre më të fundit kanë ardhur nga këto situata. E kundërta është me miqësoret ose ekipe më të dobëta, ku atmosfera ndryshon dhe nuk ka presionin e një ndeshjeje kualifikuese.”


Për gjendjen e lojtarëve, trajneri theksoi rëndësinë e rikthimeve dhe provave para sfidës: “Duhej të shihja disa lojtarë që nuk kanë qenë aktivë për një periudhë të gjatë si Berisha, Pajaziti, Kaçurri, Dajsinani, Simoni dhe Shpendi. Ky është momenti për të vendosur formacionin final dhe për të bërë ndryshime të nevojshme.”


Silvinjo konfirmoi se do të ketë ndryshime në formacion dhe në fazën sulmuese dhe mbrojtëse: “Do të ndryshojmë disa gjëra për të përgatitur ekipin në mënyrë optimale. Seanca e fundit do të vendosë për formacionin, por jemi të përgatitur për sfidën e nesërme dhe e dimë që do të jetë e vështirë.”

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page