top of page

Dalin detaje të reja, dy autorë të dyshuar në v*asjen e biznesmenit

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Nov 30, 2025
  • 1 min read

Detaje të reja janë mësuar nga ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan. Mondi Mëhalla ka marrë dy plumba në kokë. Ai është qëlluar ndërsa ndodhej në makinë, pranë biznesit të tij.


Viktima njihej me dy emra: Edmond Hyka ose Mondi Mëhalla, 43 vjeç.


Sipas gazetares Xhensila Kodra, dyshohet se në ngjarje janë përfshirë dy autorë. E gjithë zona është e survejuar nga kamera sigurie dhe në momentin e krimit qarkullimi ka qenë i lartë, çka mund të ndihmojë hetimet.


Autoritetet po punojnë për identifikimin e personave të përfshirë dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Policia e Elbasanit reagoi zyrtarisht dhe dha detajet e para lidhur me ekzekutimin e biznesmenit Mondi Mëhalla alias Edmond Hyka para biznesit të tij këtë mbrëmje. Sipas policisë, biznesmeni u gjet i vrarë brenda automjetit të parkuar. Ai, siç rezulton nga hetimet, kishte lënë zyrën e tij dhe sapo ishte ngjitur në makinë u qëllua për vdekje.


Elbasan / Informacion paraprak


Rreth orës 20:35, është marrë njoftim se në lagjen "Emin Matraxhiu", brenda në një automjet të parkuar, është gjetur, i vrarë me armë zjarri, shtetasi M. M. alias E. H., 43 vjeç.


Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit, dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.


Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

"KORCA BOOM"


bottom of page