Këmbësorja humb jetën, arrestohet një punonjës policie
- Korca Boom
- 2 hours ago
- 1 min read
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin rrugor Nikël–Larushk.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet i drejtuar nga një punonjës policie ka humbur kontrollin dhe ka përplasur një këmbësore, shtetasen me inicialet N. Ç., e cila për shkak të plagëve të marra ka humbur jetën në vend.
Lidhur me ngjarjen, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës–Kavajë) bën me dije se ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë E. B., me detyrë trupë shërbimi / patrullë e përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Krujë.
Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, e parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit vijojnë.
"KORCA BOOM



















