top of page

Shkaktoi aksident me vdekje, arrestohet efektiv!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 hours ago
  • 1 min read

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar punonjësin e policisë E. B., me detyrë Trupë shërbimi. Arrestimi i tij u krye pasi ditën e sotme rreth orës 05:45 duke drejtuar mjetin e tij në aksin Nikël - Larushkë, është përfshirë në një aksident rrugor, ku si pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes shtetësja N. Ç.


NJOFTIMI


Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës - Kavajë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë E. B., me detyrë Trupë shërbimi / Patrullë e Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Krujë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.


Arrestimi i tij u krye pasi ditën e sotme rreth orës 05:45 duke drejtuar mjetin e tij në aksin Nikël - Larushkë, është përfshirë në një aksident rrugor, ku si pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes shtetësja N. Ç.


Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Tiranë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page