63-vjeçari shpëtohet pas rënies dramatike të kamionçinës
- Korca Boom
- 2 hours ago
- 1 min read
Një aksident rrugor ka ndodhur pas tunelit të Ujit të Ftohtë, ku një kamionçinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në zonën e plazhit, në vendin e njohur si Kalaja.
Sipas burimeve paraprake, mjeti ka rënë nga rreth shtatë metra lartësi, duke përfunduar në breg të detit.
Drejtuesi i mjetit, Përparim Kapaj, po udhëtonte i vetëm në kamionçinën që transportonte materiale ndërtimi. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e emergjencës, të cilat i kanë dhënë ndihmën e parë 63-vjeçarit dhe e kanë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për trajtim mjekësor të specializuar.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të automjetit, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
"KORCA BOOM



















