top of page

Të mërkurën ndodh “çmenduria” me motin! Sinoptikania befason të gjithë: Prisni…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 hours ago
  • 1 min read

Sinoptikania e “MeteoAlb”, Lajda Porja ka dhënë detaje mbi situatën e motit në vend ku ka paralajmëruar për një stuhi të fortë që pritet të preket vendin ynë.


Sipas Porjes, të mërkurën shpejtësia e erës do të kapë vlerën e 100km/h, ndërsa temperaturat do të jenë të ngrohta.


Sinoptikania deklaron se muaji shkurt pritet te jete i lagësht.


“Edhe pse jemi në shkurt, kushtet e motit vazhdojnë të jenë si ato të janarit. Sot mëngjesi ka regjistruar -2 gradë, me reshje në zonat e verilindjes dhe -1 gradë në Qarkun e Korçës.


Zakonisht shkurti mbahet si muaj i thatë, por këtë vit do të jetë më i lagësht dhe me temperatura më të larta. Kjo javë do të jetë kryesisht e paqëndrueshme. Sot priten vetëm momente me reshje të pakta, ndërsa e marta dhe e mërkura do të sjellin një ndërprerje të reshjeve.


Në pjesën e dytë të javës pritet ndryshim i motit, me ditën e mërkurën që do të jetë shumë e ngrohtë. Të mërkurën do të kemi stuhi të forta të erës në tokë dhe aq më shumë në det të hapur, ku era do të shkojë 95-100 km/h duke sjellë probleme me trafikun detar. Gjithë java do të luhatet rreth vlerave 16-17 gradë Celcius“, tha Porja.

“KORÇA BOOM”


bottom of page