Konflikti mes bashkëmoshatarëve përfundon me th*kë, një i pl*gosur
- Mar 8
- 1 min read
Një 26-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë ditën e sotme në Tiranë, pas një konflikti me një bashkëmoshatar në rrugën “Mine Peza”.
Sipas njoftimit të Policisë, shtetasi me iniciale S.V. ka goditur me mjet prerës bashkëmoshatarin e tij A.C., i cili është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pas ngjarjes, policia ka ndërhyrë menjëherë duke arrestuar autorin e dyshuar, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht motivin dhe rrethanat e konfliktit.
Ndërkohë, bëhet me dije se ndaj shtetasit A.C. është ekzekutuar edhe një vendim i Gjykatës, e cila e kishte dënuar atë me 4 muaj burgim për veprën penale “Vjedhja”.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht incidentin dhe për të dokumentuar të gjitha rrethanat e ngjarjes.
"KORCA BOOM"
















