Kontrolle të befasishme në Bashki , SPAK merr materiale në zyrat e institucionit
- 3 hours ago
- 1 min read
Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zhvilluar këtë të martë një operacion kontrolli në ambientet e Bashkisë së Tiranës, në kuadër të një hetimi që po zhvillohet.
Sipas burimeve, gjatë veprimeve hetimore janë ushtruar kontrolle në zyrat e institucionit, ndërsa janë sekuestruar edhe materiale dhe dokumente që pritet t’i shërbejnë procesit hetimor.
Deri në këtë fazë, Prokuroria e Posaçme nuk ka bërë të ditur se me cilën çështje konkrete lidhet operacioni, ndërsa nuk ka ende informacion nëse ka persona nën hetim apo masa të tjera procedurale.
Burimet bëjnë me dije se veprimet hetimore vijojnë, ndërsa pritet që pas përfundimit të tyre SPAK të dalë me një njoftim zyrtar për të sqaruar detajet e operacionit dhe objektin e hetimit.
“KORÇA BOOM”
















