Korça dhe Skënderbeu humbin ikonën e tyre të basketbollit, Naum Dishnica
- Korca Boom
- Dec 4
- 1 min read
Një ditë e trishtë për basketbollin shqiptar dhe për qytetin e Korçës, pasi ka ndërruar jetë Naum Dishnica, i njohur dhe i dashur nga të gjithë “Nuna”. Ai njihej si një basketbollist model, i përkushtuar dhe profesional në çdo aspekt të karrierës së tij sportive.
Dishnica ka qenë një figurë qendrore tek skuadra e Skënderbeut, ku kontributi i tij nuk u limitua vetëm në performancën në parket, por edhe në frymën që transmetonte tek shokët e ekipit dhe tifozët. Për breza të tërë sportdashësish, ai ishte simbol i përkushtimit, disiplinës dhe pasionit për basketbollin.
Gjatë karrierës së tij, Nuna jo vetëm që ndihmoi ekipin të arrinte rezultate të larta, por gjithashtu bëri krenar qytetin e Korçës dhe tifozët verdhekuq për mënyrën se si e përfaqësonte Skënderbeun në çdo ndeshje. Kujtimi i tij do të mbetet i gjallë në historinë e sportit korçar dhe shqiptar.
Familja, miqtë, bashkëlojtarët dhe tifozët i japin lamtumirën e fundit me respekt dhe mirënjohje për gjithçka që ai ka dhënë për basketbollin dhe komunitetin.
"KORCA BOOM"



















