Korça fiton tre medalje të arta. Turneu Kombëtar i Atletikës për Atletët me Aftësi të Kufizuara Intelektuale
- Korca Boom
- 6 days ago
- 1 min read
Turneu Kombëtar i Atletikës ishte një dëshmi e kurajës dhe talentit të atletëve me aftësi të kufizuara intelektuale. Me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Olimpiku Special Shqiptar organizoi veprimtarinë më të madhe sportive në Shqipëri për personat me aftësi të kufizuara intelektuale, gjatë së cilës u zhvilluan mbi 20 gara vrapimi me nga 6 garues në distanca të ndryshme.
Një arritje e veçantë në këtë turne ishte performanca e shkëlqyer e atletëve nga Korça, të cilët fituan tre medalje të arta, duke treguar përgatitje të lartë dhe vendosmëri të jashtëzakonshme.
Ky turne përbën gjithashtu një hap të rëndësishëm në përgatitjen për Lojërat Olimpike Speciale Botërore, që do të zhvillohen në Santiago në vitin 2027.
“KORÇA BOOM”
