top of page

Korça nën tingujt e muzikës, mbi 200 artistë nga Ballkani dhe Italia në Festivalin Ndërkombëtar të Bandave

Jul 18
1 min read

Mbi 200 artistë nga Shqipëria, Italia, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut sollën në Korçë traditat muzikore të vendeve të tyre.


Edicioni I dytë I festivalit ndërkombëtar të bandave synon të promovojë Korçën si një destinacion të rëndësishmë të turizmit kulturor.


Banda e Forcave të Armatosura interpretoi në qytetin ku u hodhën themelet e orkestrës së parë të shtetit shqiptar.


Orkestra e Kotorrit, një nga më të vjetrat në Ballkan e cila mori pjesë për herë të parë solli një repertor me marshime, muzikë klasike dhe kolona zanore filmash.

“Këtë vit ne festojmë 184 vjetorin. Kjo është hera jonë e parë në Shqipëri. Jemi të kënaqur.”


Ndersa artistet nga Italia vleresuan mikepritjen e qytetit.


” Përgëzime të gjithë qytetit sepse është vërtet një mikpritje fantastike. Jeni të mrekullueshëm! Faleminderit pafund për mikpritjen.”


Paradat e orkestrave dhe muzika e zgjedhur kanë sjellë një atmosferë tē veçantë në Korçë duke tërhequr vëmendjen e vizitorëve të shumtë./ Oranews

“KORÇA BOOM”


bottom of page