top of page

Korça pas shiut/ Rrugët e bllokuara hapen dhe vijon ndërhyrja për forcimin e argjinaturës në lumin Devoll

  • Jan 15
  • 2 min read

Prefektura e Qarkut Korçë informon se, sipas raportimeve nga strukturat përgjegjëse, situata në territor paraqitet si më poshtë:


ARRSH – Drejtoria Qendër–Lindje


Nuk raportohen problematika në rrjetin rrugor. Qarkullimi i mjeteve vijon normalisht. Vijon puna në aksin Qafë Plloçë – Qukës për pastrimin e materialeve inerte.


Njësitë Vendore (Bashkitë)


Nuk raportohen problematika të reja. Vijon puna për neutralizimin e plotë të pikave problematike të konstatuara më parë.


Në Bashkinë Maliq, vijon ndërhyrja për forcimin e argjinaturës në zonën e çarjes së lumit Devoll.


Në zonën e Zboqërisë, Njësia Administrative Libonik, gjatë ditës së djeshme dhe të sotme, strukturat e Mbrojtjes Civile të Bashkisë Maliq kanë ndërhyrë për pastrimin e rrugëve si pasojë e rrëshqitjeve të tokës të shkaktuara nga reshjet.


Probleme janë konstatuar në fshatrat Zboq, Mëmël dhe Manastriec, ku masa të konsiderueshme dheu kishin bllokuar plotësisht akset rrugore, duke vështirësuar qarkullimin dhe aksesin e banorëve.


Falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe punës intensive të strukturave përkatëse, rrugët janë pastruar dhe janë hapur plotësisht për qarkullim, duke rikthyer normalitetin e lëvizjes në këto zona.


Bashkia Pogradec


Po punohet për pastrimin e rrugëve që lidhin fshatrat Osnat, Nicë, Lekas dhe Dërdushë.

Në Njësinë Administrative Trebinjë, ka përfunduar ndërhyrja në rrugën Dunicë – Kalivaç, e cila tashmë është e kalueshme.Gjatë ditës së djeshme është ndërhyrë me pastrim edhe në disa segmente të lumit të Remenjit.


OSHEE raporton:


1 fider pjesërisht jashtë tensionit fideri Frigorifer, NST Gjanç, pa energji 2 abonentë ruralë, kabina Krushovë.

1 fider jashtë tensionit fideri 9, NST Lozhan – pa energji 502 abonentë.

1 fider pjesërisht jashtë tensionit fideri 14, NST Petrushë – zona Prenisht, pa energji 14 abonentë ruralë.


Strukturat përgjegjëse vijojnë monitorimin e situatës dhe janë në gatishmëri për çdo ndërhyrje të nevojshme.


Prefektura e Qarkut Korçë do të vijojë të informojë në kohë reale për çdo përditësim të mëtejshëm./ Oranews

“KORÇA BOOM”


bottom of page