Korça, qyteti i të ardhmes!/ ICT Clubs mblodhi 250 nxënës nga 5 shkolla 9-vjeçare të qytetit
- Korca Boom
- May 10
- 1 min read
Korça, qyteti i të ardhmes!
Dje Korça Innovation Hub u mbush me energjinë e të rinjve tanë, plot krijimtari, vizion dhe ide që sfidojnë të pamundurën!
Për të dytin vit radhazi, ICT Clubs mblodhi 250 nxënës nga 5 shkolla 9-vjeçare të qytetit, në një sfidë unike dhe frymëzuese: “A mund të mbijetojmë në Mars?”
Përgjigjet e këtyre të rinjve treguan qartë se brezi i ri i Korçës është i gatshëm të përballet me sfida globale, me mendje të hapur dhe guxim për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.
11 grupe fituese u përzgjodhën për idetë e tyre kreative, të guximshme dhe plot vizion, duke përfaqësuar me dinjitet:
Shkolla “Omiros”
Shkolla “Sotir Gurra”
Shkolla “Stavri Themeli”
Shkolla “Sevasti Qiriazi”
Shkolla “Mësonjëtorja"
Jam krenar për çdo nxënës, mësues dhe prind që mbështet këtë frymë inovacioni dhe përgatit brezat e ardhshëm për sfidat e kohës.
Rrugëtimi vazhdon. Korça beson te rinia e saj!
“KORÇA BOOM”




