top of page

Një moment i paharrueshëm vjen nga shkolla “Et'hem Zhgaba” në fshatin Vranisht të Devollit

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 20 hours ago
  • 1 min read

Një moment i paharrueshëm vjen nga shkolla “Ethem Zhgaba” në fshatin Vranisht të Devollit. Nxënësit e klasës së parë kanë festuar me gëzim të madh Festën e Abetares, një ngjarje që shënon fillimin e rrugëtimit të tyre në botën e dijes.


Me buzëqeshje në fytyrë, me këngë e recitime, vogëlushët treguan se tashmë dinë të lexojnë dhe të shkruajnë. Nga kjo ditë nis për ta një udhëtim magjik, i mbushur me dije, ëndrra dhe mundësi të pafundme. E gjitha fillon me një libër të vogël, por të shenjtë, Abetaren.


Urime dhe suksese këtyre nxënësve të mrekullueshëm në “autostradën” e bukur të dijes!


“KORÇA BOOM”



bottom of page