top of page

Studentët marrin lajmin e shumëpritur, publikohet data e nisjes së universitetit

  • 1 hour ago
  • 1 min read

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka bërë publik urdhrin zyrtar që përcakton kalendarin e vitit akademik 2026–2027 për të gjitha institucionet e arsimit të lartë në vend.


Sipas vendimit të firmosur më 11 maj 2026 nga Mirela Kumbaro, viti i ri akademik në universitetet shqiptare do të nisë më 5 tetor 2026 dhe do të mbyllet më 24 shtator 2027.


Dokumenti përcakton se pas përfundimit të procesit të regjistrimeve, universitetet publike do të kenë detyrimin të dërgojnë pranë strukturave përkatëse listat e studentëve të regjistruar, të ndara sipas programeve të studimit dhe fakulteteve.


Në urdhër theksohet se zbatimi i këtij vendimi do të monitorohet nga strukturat përgjegjëse të arsimit të lartë, duke përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm, Drejtorinë e Përgjithshme të Zhvillimit të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor, si dhe Qendra e Shërbimeve Arsimore.


Ky vendim i hap rrugë përgatitjeve për nisjen e sezonit të ri universitar, ndërsa mijëra studentë në Shqipëri do t’i rikthehen auditorëve në fillim të tetorit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page