top of page

GJIMNAZI “Faik Konica” ceremoni fantastike për daljen në pension të Roberta Trajanit

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 days ago
  • 1 min read

Updated: 1 day ago

Sot ka qenë një ditë e mbushur me emocione dhe mall për zonjën e nderuar Roberta Trajani, e cila, mes lotësh, i ka dhënë lamtumirën stafit të shkollës “Faik Konica”, duke lënë pas një gjurmë të pashlyeshme.


Ka vite e vite të tëra që si pjesë e kësaj shkolle ka punuar si sekretare dhe ka qenë e lidhur ngushtë më arsimin dhe më konkretisht me stafin mësimor, por sot ka ndier emocione si asnjëherë më parë.


Një ceremoni nga kolegët e gjimnazit “Faik Konica”, është zhvilluar ditën e sotme në ambientet e këtij gjimnazi dhe një foto që nuk do të harrohet kurrë për zonjën Trajani.

Gjithë stafi mësimor që shikoni edhe në foton më poshtë ka uruar: Pension të mbarë dhe sa më shumë vite me plot shëndet për Roberta Trajanin.


Edhe stafi i portalit tonë e uron zonjën Trajani: Pension të mbarë zonjë e nderuar!


“KORÇA BOOM”



bottom of page